Site icon Telegrafi

Klopp: Duhet të kemi suksese për ta vazhduar kontratën me Liverpoolin

Jurgen Klopp (Getty Images)

Jurgen Klopp heziton të diskutojë rreth të ardhmes përtej kontratës aktuale që ka me Liverpoolin.

Gjermani ka një marrëveshje me skuadrën angleze që është e vlefshme deri në verën e vitit 2022.

Trajneri The Reds ka pohuar se nuk po mendon për momentin rreth kësaj teme pasi që është i fokusuar t’i sjell trofe klubit.

“Unë nuk dua të mendoj shumë për të ardhmen. Nëse e shkruani këtë tashmë, shumë njerëz do të flasin. Gjithçka është mirë për momentin, por ende nuk kam fituar asgjë “.

“Nuk duhet të mendojmë për vitin 2022, është një rrugë e gjatë për të shkuar deri atje. Në verë, do të ketë njerëz që thonë se është koha më e mirë për mua të shkoj nëse nuk fitojmë diçka”.

“Për sa kohë që ne të gjithë e shijojmë udhëtimin këtu, dhe dua të them të gjithë – nga pronarët, lojtarët tek mbështetësit, tek të gjithë rreth klubit – jemi në rregull”.

Lexo po ashtu Klopp: Dera është e hapur për transferime të janarit

“Është një kohë e mirë dhe deri më 2022 është një kohë e gjatë, kështu që nuk duhet të mendojmë rreth kësaj”, tha strategu.

Ndryshe, Liverpooli aktualisht është lider i Ligës Premier me 48 pikë, përkatësisht ka katër më tepër se vendi i dytë, Macheseter City. /Telegrafi/

Exit mobile version