Telegrafi

Klopp dhe Salah e ka kanë kthyer në traditë – përqafim në tunel para çdo ndeshjeje

Jurgen Klopp dhe Mohamed Salah e kanë një traditë, ku përqafohen para çdo fillimi të ndeshjes. 

Dyshja kanë një marrëdhënie të shkëlqyer mes veti, në fushë dhe jashtë saj.

Gjermani e ofroi Salahin te Liverpooli në verën e vitit 2017 dhe dyshas që atëherë kanë pasur vetëm suksese.

Salah ka arritur të shënojë 75 gola në 111 ndeshje. Pjesë e kësaj është edhe marrëdhënia e mirë që e kanë dyshja jashtë fushës.

“Raporti me Jurgen Klopp? Është shumë i mirë. Ai flet me mua si shokë”.

“Ai di si të trajtojë të tjerët në mënyrë e mirë, si në fushë ashtu edhe jashtë saj”.

“Ai është shumë i mirë, mund të them se është një njeri shumë i mirë”, kishte thënë ai për Daily Express.

Dyshja shihen shumë shpesh para loje duke u përqafuar dhe duke e kthyer në ritual. /Telegrafi/