Liga Premier ka zgjedhur trajnerin dhe lojtarin më të mirë të muajit gusht.
Muaji gusht ka sjell shumë ndeshje interesante, emocione, gola dhe rezultate befasuese në kampionatin elitar anglez.
Megjithatë, disa nga të zakonshmit kanë vazhduar shkëlqimin e tyre të lënë nga sezoni i kaluar.
I tillë është edhe trajneri gjerman, Jurgen Klopp, i cili është zgjedhur më i miri i muajit gusht pas katër fitoreve në po kaq ndeshje me Liverpoolin.
Klopp mposhti në këtë garë trajnerë të njohur si Pep Guardiola, Roy Hodgson dhe Brendan Rodgers.
Another W for Jurgen Klopp 👊
The @LFC boss is your @BarclaysFooty Manager of the Month for August #PLAwards pic.twitter.com/0lHGTkvTpj
— Premier League (@premierleague) September 13, 2019
Në anën tjetër, lojtari më i mirë i muajit gusht u zgjodh sulmuesi Teemu Pukki, i cili shkëlqeu me Norwichin duke shënuar pesë gola në katër ndeshje.
Sulmuesi finlandez mposhti në këtë garë emra të njohur si Sergio Aguero, Ashley Barnes, Kevin de Bruyne, Roberto Firmino dhe Raheem Sterling. /Telegrafi/
Did someone say #PukkiParty? 🥳
Congratulations to @EASPORTSFIFA Player of the Month for August… Teemu Pukki!#PLAwards pic.twitter.com/uvCeRBjnVn
— Premier League (@premierleague) September 13, 2019