Jurgen Klopp është i prirur për të parë skuadrën e tij të ‘uritur’, kur Liverpooli ndeshjet ndaj Hull Cityt të shtunën në Ligën Premier.
Reds kanë qenë në formë të mirë këtë sezon, me përjashtim të një humbje shokuese ndaj Burnley, dhe renditen në vend të gjashtë pavarësisht që ka luajtur katër nga pesë ndeshjet e para si mysafirë.
Me një rikthim në Anfield në rendin e ditës këtë fundjavë, Klopp dëshiron që të vë një shfaqje për tifozët kundër Hull Cityt, ku nga skuadra e tij dëshiron vetëm tri pikët.
“Ne ndihemi mirë, ndihemi të fortë. Në kemi nevojë të ndihemi të uritur ndaj Hullit – ata duan të marrin pikë”, deklaroi fillimisht Klopp, transmeton Telegrafi.
“Ne duhet të jemi maksimalisht të koncentruar. Unë mendoj se ne të gjithë mund të përmirësohemi: lojtarët, trajnerët, menaxheri”.
“Unë nuk dua të them asgjë për Hull. Ne nuk kemi për ta vlerësuar kundërshtarin para lojës dhe të themi: Kjo nuk është e lehtë. Ne jemi 100 për qind të vetëdijshëm për vështirësitë që mund të ketë në këtë lojë. Unë e di që do të jemi gati”, përfundoi trajneri gjerman. /Telegrafi/