Telegrafi

Klopp dëshiron Hitz nga Augsburg

Liverpooli e ka filluar tregun e transferimeve duke kërkuar portier.

Sipas gazetës gjermane Bild, Reds kanë shfaqur interesim për portierin e Augsburgut, Maewin Hitz.

Anglezët e kanë ndjekur portierin zviceran që nga viti 2016 dhe e dëshirojnë atë në Anfield.

Trajneri Jurgen Klopp nuk është i kënaqur sa duhet me dyshen Simon Mignolet dh Loris Karius dhe 29-vjeçarin e shikon si të nevojshëm për planet e tij.

Vlen të theksohet se Liverpooli është afër të blejë edhe Mohamed Salah nga Roma. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=LB8Yjbn0AWs