Site icon Telegrafi

Klopp dëshiron dribluesin e tretë më të mirë në Evropë

Hatem Ben Arfa mund të kthehet në Ligën Premier gjatë verës, por këtë herë të një skuadër e madhe.

Për ish-yllin e Newcastle Unitedit, ka shprehur interesim Liverpooli dhe e gjitha kjo me insistimin e trajnerit Jurgen Klopp.

Sipas Le 10 Sport, tekniku gjerman e dëshiron atë në Anfield, e gjitha kjo pasi i ka ndjekur rregullisht paraqitjet e tij me Nicen.

28-vjeçari ka shënuar 11 gola për Nice në ligë, ndërsa është lojtari i tretë me më së shumti driblime për ndeshje në futbollin evropian.

Ben Arfa arrin të bëjë 4.1 driblime të suksesshme për ndeshje, ndërsa para tij janë vetëm Neymar (4.5) dhe Ousmane Dembele (4.4). /Telegrafi/

Exit mobile version