Telegrafi

Klopp deklarohet rreth thashethemeve se shkaku i coronavirusit – Liverpooli mund të mbetet pa titull

Jurgen Klopp është deklaruar rreth thashethemeve se Liverpooli mund të mbetet pa titullin e Ligës Premier shkaku i coronavirusit që ka shpërthyer nëpër botë.

Trajneri gjerman deklaroi në konferencë për media se tifozët e The Reds nuk janë aq naiv që të besojnë në këto gjëra.

“Tifozët e Liverpoolit nuk janë aq naiv që të besojnë në këto gjëra. Për dallim që coronavirusi është shpërndarë nëpër botë, ne nuk besojmë në këto gjëra se festa e titullit do të shtyhej nga kjo gjë”, ka thënë Klopp.

Lexo po ashtu Klopp vendos rekord historik që klubi nuk e kishte arritur asnjëherë – mposht të gjitha skuadrat brenda një sezoni

The Telegraph ka raportuar ditë më parë se shkaku i coronavirusit që tashmë ka arritur edhe në Evropë, mund të shtyhet festa e titullit të skuadrës angleze.

Liverpooli vazhdon të jetë 22 pikë larg vendit të dytë Manchester Cityt, e që është shumë afër të fitojë titullin e ligës angleze pas më shumë se 30 vitesh pritjeje. /Telegrafi/