Telegrafi

Klopp: Coutinho nuk shitet për asnjë çmim

Jurgen Klopp ka sqaruar edhe një herë të ardhmen e yllit të Liverpoolit, Philippe Coutinho, për të cilin ka thënë se nuk është në shitje.

Trajneri i Liverpoolit ka theksuar se mesfushori i tij, Coutinho nuk është në shitje për asnjë çmim, me mediat britanike që raportuan më parë se klubi ka refuzuar ofertën e dytë prej 100 milionë eurove nga Barcelona.

Lexo po ashtu Klopp e gjen zëvendësuesin e Coutinhos

“Liverpooli nuk është një klub që shet lojtarë. Kështu, që ajo që ata ofrojnë në fund nuk ka rëndësi”, ka thënë Klopp për Sky Germany.

“Nga pikëpamja financiare nuk ka kufizim të çmimeve, asnjë çmim për të cilin ne jemi gati të japim”.

“Qëllimi ynë është që të kemi ekipin më të mirë të mundshëm, kështu që ne duam të mbajmë djemtë tanë dhe të shtojmë disa të ri”, përfundoi gjermani. /Telegrafi/