Site icon Telegrafi

Klopp: City të jep përshtypje se deri në janar do të bëhet kampion i Anglisë

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp beson se Manchester City është favoriti kryesor për të fituar titullin e Ligës Premier.

Gjatë intervistës, trajneri i “The Reds” është pyetur nëse ndonjë skuadër mundet ta fitojë titullin vetëm me lojë sulmuese.

Gjermani ka marrë shembullin trajnerin aktual të liderit të kampionatit – Manchester Cityt.

Pep Guardiola me Jurgen Kloppin

“Pyeteni Pep Guardiolën nëse kështu mendon. Duket se deri në janar City do të bëhet kampion i Anglisë”.

“Çështja nuk është t’i përmbahesh ndonjë stili të veçantë të lojës, por të zgjedhësh stilin e duhur që do t’i përshtatet ekipit tuaj”, pohoi Klopp.

Për momentin, Liverpool është i nënti në renditjen tabelore, duke pasur deri më tani 13 pikë.

Ndryshe, Manchester City është lider me 25 pikë, i cili pasohet prej Manchester Unitedit dhe Tottenhamit që kanë pesë pikë më pak. /Telegrafi/

Exit mobile version