Site icon Telegrafi

Klopp: Brexit, Trump dhe Ranieri janë vendime të çuditshme

Football Soccer - Leicester City v Liverpool - Barclays Premier League - King Power Stadium - 2/2/16 Liverpool manager Juergen Klopp speaks with Leicester City manager Claudio Ranieri Reuters / Darren Staples Livepic EDITORIAL USE ONLY. No use with unauthorized audio, video, data, fixture lists, club/league logos or "live" services. Online in-match use limited to 45 images, no video emulation. No use in betting, games or single club/league/player publications. Please contact your account representative for further details.

Jurgen Klopp e ka cilësuar si të çuditshëm vendimin e Leicester Cityt për shkarkimin e trajnerit italian, Claudio Ranieri.

Leicester City vendosi mbrëmë(enjte) që të shkarkoj nga posti i trajnerit italianin Ranieri, i cili vitin e kaluar shkroi historinë me këtë klub duke fituar titullin e Ligës Premier.

Lexo po ashtu Lineker: Vajtova për Ranierin, vajtova për futbollin dhe klubin tim

Ky vendim i kampionit aktual anglez ka befasuar të gjithë njerëzit e futbollit, ku i fundit është trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp.

Sipas Klopp, shkarkimi i Ranieri është vetëm njëri nga vendimet e çuditshme të kohëve të fundit, pas Brexitit dhe zgjedhjes së Donald Trumpit si President i SHBA-ve.

“Jam i habitur në lidhje me gjëra të tilla si kjo?”, ka thënë fillimisht Klopp për mediat angleze, përcjell Telegrafi.

Lexo po ashtu Mourinho reagon pas shkarkimit të Ranierit

“Ka pasur disa vendime të çuditshme. Brexit. Trump. Ranieri”, përfundoi trajneri gjerman.

Ndryshe, edhe Jose Mourinho e ka cilësuar si të befasues shkarkimin e Ranierit, duke i thënë që të qeshet italiani pasi historinë që ka bërë nuk munden ta fshijnë dot. /Telegrafi/

Exit mobile version