Site icon Telegrafi

Klopp beson se tetë klube janë aktualisht në garë për titullin e Ligës Premier

Jurgen Klopp beson se tetë klube janë aktualisht në garë për titullin e Ligës Premier dhe pranoi se Reds e kanë të vështirë ta përsërisin suksesin e sezonit të kaluar.

Liga Premier ka dhuruar spektakël dhe shumë konkurrencë në këtë fillim sezoni, ndërsa asnjëra skuadër nuk ka arritur të tregohet si e pakapshme këtë fillim sezon.

Duke folur me Jamie Redknapp, Klopp ka pranuar se muajt e parë kanë sugjeruar një garë më të gjerë se kurrë më parë për t’u kurorëzuar kampionë të Anglisë, ndërsa parashikon shumë pretendentë për titull.

Lexo po ashtu Diogo Jota: Klopp dallon nga të gjithë trajnerët që kam pasur

“Unë mendoj se nuk mund të jetë deri në tetë ekipe”, ka thënë fillimisht Klopp kur u pyet se sa shumë klube janë pretendentë për titullin kampion.

“Një garë e hapur? Unë nuk kam asnjë problem me këtë. Kjo është absolutisht mirë”.

Lexo po ashtu Ederson: Gjashtë ose shtatë skuadra janë në garë për titull në Ligën Premier

Tutje, Klopp pranoi se është e vështirë për përsëritur suksesin e sezonit të kaluar.

“Nuk duket sikur dikush do të marrë 100 pikë ose diçka e tillë. Në këtë sezon? Katër javë më pak? E njëjta sasi ndeshje? Nuk mendoj se është e mundur. Edhe 87 pikë duken larg”, përfundoi trajneri gjerman. /Telegrafi/

Exit mobile version