Emre Can duket se do të mbetet edhe më tej në Liverpool.
Mesfushori gjerman është në përfundim të kontratës me gjigantin anglez.
Liverpool i ka ofruar kontratën e re pesë vjeçare me pagë shumë më të lartë se që fiton ai aktualisht.
E lajmin për qëndrimin e mundshëm të tij në Anfield e ka dhënë trajneri Jurgen Klopp.
Tekniku gjerman ka thënë se janë në bisedime dhe mund të ndodh që Can të mbetet në Anfield.
“Jemi në bisedime me Can për kontratën e re. Klubi i ka ofruar gjithçka”.
“Gjithçka është duke shkuar mirë, si në fushë ashtu edhe jashtë saj përveç që nuk ka nënshkruar ende kontratën”.
“Kjo nuk është problem dhe një gjë të tillë besoj se do të ndodhë gjatë javëve të ardhshme”, u shpreh Klopp.
Liverpool është në garë për pozitën e dytë në Angli si dhe ka arritur në çerekfinale të Ligës së Kampionëve. /Telegrafi/