Jurgen Klopp ka thënë se është i befasuar me ofrimin e kontratës së re gjashtëvjeçare te Liverpooli.
47-vjeçari, i cili iu bashkua Liverpoolit me një kontratë dyvjeçare e gjysmë në muajin tetor të vitit të kaluar, ka vazhduar kontratën me klubin anglez, e cila do ta mbajë atë në Anfield deri në vitin 2022.
Kloppi është i lumtur me vazhdimin e kontratës me Liverpoolin. Gjermani të premten fitoi ndeshjen e parë parasezonale kundër Tranmere Rovers.
“Kur ata më pyetën unë isha i befasuar, por e ndjeva se kjo ishte më e mira dhe ne tani jemi të lumtur”, ka thënë Klopp. “E pyeta veten nëse ky është opsioni i duhur ose nëse doja të isha në një ekip tjetër?”.
“Pyeta trajnerët e mi dhe familjen. Ata më thanë jo – çdo gjë ka të bëjë me shenjat e duhura që merrni”.