Site icon Telegrafi

Klopp befason të gjithë në Angli, kërkon tri pikët në tavolinë përballë Manchesterit

Manchester United është nikoqir i Liverpoolit në kuadër të xhiros së tretë në Ligën Premier.

Djajtë e Kuq e kan nisur në mënyrë të tmerrshme këtë sezon në Angli, ku kanë pësuar dy humbje në dy xhirot e para.

E falë këtyre rezultateve katastrofale, tifozët e United po mendojnë të organizojnë një protestë të hënën dhe kjo gjë nuk po i pëlqen aspak trajnerit të Liverpoolit, Jurgen Klopp.

Klopp ka thënë se shpreson që tifozët mos të shndërrohen në faktor, në të kundërt do të kërkojnë tri pikët në tavolinën ndaj Unitedit.

“Shpresoj që tifozët të mos shndërrohen në një faktor për të prishur ndeshjen, por nëse diçka e tillë ndodh atëherë ne duhet të marrim tre pikët në tavolinë”.

“Tifozët e United mund të mos duan që ndeshja të zhvillohet, mirëpo ne nuk kemi të bëjmë aspak me një situatë të tillë. nuk mund të rrezikojmë që më pas ndeshjen ta riprogramojmë për t’u luajtur në një kalendar të ngjeshur”.

“Ne shpresojmë që të luajmë të hënën dhe më pas të rikthehemi normalisht në shtëpi, nuk e kam idenë se çfarë mund të ndodhë, por nëse ndeshja shkatërrohet atëherë dua tre pikët në tavolinë. Ne kemi përgatitur ndeshjen dhe jemi gati për të luajtur”, u shpreh Klopp.

Kujtojmë se edhe në sezonin e kaluar në ndeshjen mes United dhe Liverpool, tifozët e “Djajve të Kuq” u bënë faktor për të shtyrë ndeshjen duke qenë se pushtuan fushën dhe penguan autobusin e ekipit me sfidën që më pas u zhvendos në një tjetër datë. /Telegrafi/

Exit mobile version