Telegrafi

Klopp befason me deklaratën rreth të ardhmes së tij

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, është pyetur për të ardhmen e tij dhe ofertat nga klubet e tjera para se të vinte te Reds.

Tekniku gjerman zbuloi se ka refuzuar shumë klube para Liverpoolit dhe se do dëshironte të përfundonte karrierën në Anfield.

“Kam refuzuar shumë klube, por gjithmonë kamë thënë se kur të më kërkon Liverpoli do t’i pranoj. Nuk mund të them pse, por thjesht nuk kam pranuar ofertat e klubeve tjera”.

“Ndoshta do të qëndroj këtu deri në fund të karrierës”, ka thënë Klopp.

Në të kaluarën Klopp ka drejtuar Mainz dhe Borussia Dortmundin. /Telegrafi/