Menaxheri i Liverpoolit, Jurgen Klopp insiston ta blejë mesfushorin e Bayern Munich, Mario Gotze.
Sipas mediave britanike, mesfushori gjerman është gjithnjë e më afër Liverpoolit.
Ish-futbollisti i Borussia Dortmundit duket se ka vendosur të mbyll aventurën tek “Bavarezët”.
Gotze në të kaluarën ka qenë i lidhur me kalimin në Juventusin, por raportohet se lojtari është afër marrëveshje me Liverpoolin.
Madje, siç shkruajnë mediat në ishull, tashmë trajneri aktual i “Reds”, Jurgen Klopp ka zhvilluar takimin e parë më mesfushorin gjermane, dhe mësohet se tekniku gjerman është gati ta bind Gotze që të transferohet në “Anfield”. /Telegrafi/