Trajneri i Liverpoolit ka thënë se skuadra e tij nuk ka luajtur ashtu siç di.
Trajneri gjerman ka lavdëruar portierin De Gea për pritjet, ndërsa është gëzuar që skuadra e tij për herë të parë nuk ka pësuar gol.
“Nuk luajtëm ashtu si kemi mundur. Nisëm mirë dhe menjëherë hasëm me mbrojtjen e tyre dhe ne nuk arritëm të tregoheshim mjaft të rrezikshëm, nuk pritnim për pasimin e duhur”.
“Ata nuk krijuan raste, ndoshta dy në pjesën e dytë dhe David De Gea bëri dy apo tri pritje të mrekullueshme, por në fund performanca jonë nuk ishte si duhej të ishte. Është ndeshja e parë pa pësuar gol, andaj gëzuar”, ka thënë pas ndeshje Jurgen Klopp. /Telegrafi/