Feronikeli ka shënuar fitore spektakolare 4-0 ndaj Llapit në kuadër të javës së 27-të në Superligën e Kosovës.
Trajneri i Niklit, Klodian Duro ka thënë pas ndeshjes se ata e filluan ndeshjen me tension, por që ia dolën mjaftë mirë.
“E filluam ndeshjen në tension për shkak të fjalëve që kanë qarkulluar kohëve të fundit dhe kjo ka lënë gjurmë te ekipi”, deklaroi fillimisht trajneri i skuadrës nga Drenasi.
“Kam një ekip me plotë djem të mrekullueshëm të cilët arritën me shumë kthjellësi të shënonim në pjesën e pare dhe pastaj në pjesën e dytë të zhvillonim lojën tonë me të lirshëm dhe të shkonim drejt fitores e cila është shumë e merituar kundër një kundërshtari të fort si Llapi. Fitoren ia dedikoj të gjithë futbollistëve të mi”.
“Arritëm të ktheheshim bindshëm, kemi disa probleme brenda grupit tonë, unë nuk kam qejf që pjesëtarët tjerë të grupit brenda të nxjerrin jashtë problemet në një ‘sajt’ që duhet t’i vijë turp se çfarë shkruajnë”.
“Për mua feja është e shenjtë dhe unë i kam respektuar të gjithë futbollistët e mi duke i bërë stërvitjet edhe me përpara që ata t’i bëjnë ritet fetare. Jam shumë i fortë në punën dhe rezultatet duken. Jam një trajner dhe prindër për futbollistët, gjithmonë do të fali, por faljes do t’i vije fundit dhe dikush do t’i merr përgjegjësitë”, ka përfunduar Duro. /Telegrafi/