Klodian Duro ka debutuar në Superligën e Kosovës si trajner në barazimin pa gola që Feronikeli e mori ndaj Trepçës ’89.
Strategu i skuadrës nga Drenasi është shprehur mjaftë i lumtur me atë çfarë ka gjetur në futbollin kosovar.
“Jam shumë i kënaqur me atë që kam gjetur në futbollin kosovar. Ne sot kërkonim vetëm fitore që të kthenim atmosferën pozitive dhe besimin në skuadër. Jam shumë i kënaqur me shpirtin luftarak që tregoi skuadra”, ka thënë Duro për Art Sport.
“Ne i patëm mundësitë tona për ta fituar ndeshjen dhe normalisht që krijuam edhe hapësira prapa, që kundërshtari i shfrytëzoi”.
“89-shi pati disa raste dhe meritojnë komplimente sepse për asnjë moment nuk u shpërbë dhe qëndroi shumë mirë taktikisht”.
“Unë e kam gjetur ekipin në gjendje shumë të mirë fizike. Sigurisht, do të punojmë që të përmirësohemi edhe më shumë”, përfundoi trajneri i Feronikelit. /Telegrafi/