Site icon Telegrafi

Kllokoqi ankohet për ikjen e rinisë: Nga 440 punëtorë në bizneset e mia, 14 prej tyre janë nga Filipinet

Petrit Kllokoqi nga Shoqata e Gastronomëve të Kosovës ka thënë se në gastronomi ka problem me informalitetin.

Ai ka thënë se në janar-dhjetor të vitit 2023 në gastronomi, në sektorin e akomodimit dhe shërbimit ushqimor janë diku rreth 24 mijë të punësuar.

“Një numër i madh i tyre nuk janë të formalizuar”, tha ai.

Sa i përket sektorit të gastronomisë, Kllokoqi ka thënë se Kosova është në krizë.

“Sipas ATK-së gjatë vitit janar-dhjetor 2023, diku gastronomia ka qarkulluar rreth 368 milion e 302 mijë euro që i bie se pagesë të TVSH-së ka pas rreth 15 milion e 967 mijë euro”, ka thënë Kllokoqi.

Ai thotë se janë mbi 7 mijë biznese të gastronomisë në Kosovë por që sipas tij gjatë verës ka problem të mëdha me fuqinë punëtore.

“Nga liberalizimi ka një krizë shumë të madhe të fuqisë punëtore. Ne kemi nevojë për staf. Kemi filluar të marrim punëtorë prej shteteve. Në bizneset e mia private kam rreth 440 punëtorë, dhe prej tyre 14 janë nga Filipinet”, ka deklaruar ai./Telegrafi/

Exit mobile version