Site icon Telegrafi

Klitschko: Uroj Anthonyn, por ne kemi një kontratë për rimeç

Wladimir Klitschko ka folur pas duelit të boksit në peshat e rënda.

Boksieri ukrainas ka pësuar humbje përmes tre ‘knock-down’ në raundin e 11 kundër britanikut Anthony Joshua.

Boksieri 41-vjeçar deklaroi se sonte fitoi më i miri dhe shprehu keqardhje për humbjen para mijëra shikuesve në Londër, transmeton Telegrafi.

“Boksieri më i mirë fitoi sonte, ishte një ngjarje mahnitëse ku luftuam njëri me tjetrin. Anthony ishte më i mirë se unë sonte. Është vërtet e dhimbshme që nuk kam fituar sonte. Planifikova të fitoja, por nuk nuk ia arrita”.

“I gjithë respekti shkon për Anthonyn. U kënaqa sonte. Do të doja që sonte të ngritej dora ime. Ai u ngrit dhe luftoi për të fituar titullin. Dua ta uroj për fitoren Anthonyn”.

Ai më tutje deklaroi se në para-kontratë është e shkruar edhe një ndeshje mes tyre, por e gjitha i mbetet në duar Joshuas. /Telegrafi/

Exit mobile version