Një nga boksierët më të mirë që ka njohur historia e boksit, Wladimir Klitschko, ka treguar klasin prej sportisti të vërtetë.
Ukrainasi u mposht pas 11 raundeve në një duel shumë të luftuar ku ai pasi u rrëzua në raundin e katërt, u ngrit për ta rrëzuar për të parën herë në karrierë Anthony Joshuan, por nuk i bëri ballë grushteve të tij në raundin e 11-të.
Klitschko u komplimentua pas duelit nga Joshua dhe në deklaratën e tij zyrtare, shkruan Telegrafi.
Por, Wladimiri në mëngjesin e sotëm reagoi në mënyrë fantastike në Twitter ku me anë të një postimi shprehur falënderimin ndaj kampionit të ri duke lëvduar atë për luftën e zhvilluar.
“Vërtet jam kënaqur me luftën, shpresoj se edhe ti je kënaqur po ashtu. Të falënderoj për përkrahjen fenomenale. Vërtet e ndjej atë. Respekt dhe përgëzimë Anthony Joshua”, u shpreh Klitschko në Twitter.
41 vjeçari përkundër humbjes ka paralajmëruar se ka një klauzolë në kontratën e tij me Joshuan për një revansh. /Telegrafi/
Really enjoyed the fight, I hope you did too. Thank you for your amazing support. I can truly feel it. Respect&congrats to @anthonyfjoshua
— Klitschko (@Klitschko) April 30, 2017