Wladimir Klitschko do të përballet me Anthony Joshuan të shtunën mbrëma në ringun që do të ngritet ne stadiumin Wembley.
Rreth 90 mijë shikues do të jenë prezent në duelin që zhvillohet në impiantin legjendar anglez, shkruan Telegrafi.
Dhe, Klitschko shihet shumë i motivuar për këtë duel, madje ka ngacmuar kundërshtarin.
“Kurrë nuk e kam parë Joshuan aq të madh sikur sot. Ai është i madh sikurse Arnold Schwarzenegger në kohën e tij më të mirë”.
“Ai është goditës, unë jam një boksier që mund ta godasë”.
“Ai ka një godiejt të fortë, por sa i përket teknikës dhe taktikës, unë shoh shumë deficite te ai”, u shpreh Klitschko para duelit.
Anthony Joshua njihet për goditjen e tij të fortë me të majtën dhe në Angli ai konsiderohet favorit për këtë duel. /Telegrafi/