Është zbuluar fajtori kryesor për humbjen e boksierit ukrainas, Wladimir Klitschkos ndaj atij britanik Anthony Joshua.
Vitali Klitschko e ka pranuar fajin për humbjen e vëllait të tij Wladimirit kundër Joshuas, për shkak të “këshillave të gabuara”.
Ukrainasi u shfaq në ring me britanikun në prani të 90 mijë tifozëve në Wembley të Anglisë, por ai u nokautua në raundin e 11-të.
Vitali ishte pjesë e ekipit të Wladimirt ndërsa e pranon se ka një faj për humbjen, transmeton gazetaolle.
“Menjëherë pas luftës ne mezi flisnim. Vetëm pasi u larguam unë e falënderova atë për luftën e mirë. Ishte një luftë e mirë, duhet ditur se në këto pesha një grusht është vendimtar”.
“Unë e fajësoj vetën për humbjen e vëllait tim. Kur Wladimir rrëzoi Joshuan unë i dhashë atij këshilla të gabuara”, ka thënë Vitali.
Wladimir po shpreson për një rematch me Joshuan, thuhet se një gjë e tillë është arritur kohëve të fundit.