Telegrafi

Klitschko e ka problem, shikoni 17 nokautet e frikshme të bishës Anthony Joshua (Video)

Wladimir Klitschko do të përballet me fatin e tij të shtunën mbrëma nga ora 23:00 në duelin që zhvillohet në Wembley të Londrës.

Boksieri ukrainas ka punë me 27 vjeçarin britanik i cili deri tash s’ka asnjë humbje në karrierën e tij.

Joshua deri tash të gjitha duelet i ka fituar me nokaut dhe Klitschko paraqet sfidën më të madhe të karrierës për boksierin britanik të jashtëzakonshëm, shkruan Telegrafi.

Lexo po ashtu Gjithçka rreth Anthony Joshuas para duelit ndaj Wladimir Klitschkos

Sipas ekspertëve, Joshua pritet ta sulmojë herët Klitschkon.

Deri tash asnjë duel i Joshuas nuk ka zgjatur më shumë se shtatë raunde.

Se Klitschko ka punë të vështirë, mjafton të shikohen dy videot më poshtë, për ata që nuk e njohin bishën e frikshme britanike. /Telegrafi/