Telegrafi

Klithma të derrave pas ‘goditjeve elektrike’ teksa po transportoheshin në Holandë – pas publikimit të pamjeve, nisin hetimet

Bordi holandez i sigurisë së produkteve NVWA ka filluar një hetim penal pas publikimit të disa pamjeve në të cilat shihet “keqtrajtimi i derrave” ndërsa ata transportoheshin.

Goditjet, të dhëna për të lëvizur derrat, u jepen bagëtive në shpinë dhe kokë, një praktikë e ndaluar sipas rregullave të BE-së.

Videoja e fshehtë pothuajse 3-minutëshe tregon derrat duke klithur ndërsa u jepen vazhdimisht goditje elektrike.

Siç vënë në pah mediat holandeze, taserët mund të përdoren vetëm te kafshët e rritura në situata të jashtëzakonshme dhe jo në mënyrë të përsëritur, përcjell Telegrafi.

Edhe atëherë, kafshët duhet të kenë hapësirë të mjaftueshme për të lëvizur dhe goditjet mund të administrohen vetëm në muskujt në këmbët e tyre të pasme.

Shoqata për mbrojtjen e kafshëve “Varkens in Nood”, e cila publikoi pamjet, ka filluar një peticion për të ndaluar taserët e kafshëve, për të cilat thotë se shkaktojnë panik mes kafshëve.

Ministri i fermave, Piet Adema, i përshkroi gjithashtu pamjet si “të neveritshme” dhe i tha RTL se ai po kërkonte një ndalim të mundshëm.

“Ky është abuzim me kafshët dhe ne duhet të veprojmë”, ka thënë ai. “Dhe kjo është ajo që ne do të bëjmë”. /Telegrafi/