Site icon Telegrafi

Klipi “Mo jo” i Kidës vjen me skena të veçanta nën regjinë e artistit Fat Gjakova

Foto: Kida/YouTube

Këngëtarja e njohur shqiptare, Kida, ditë më pare ka publikuar albumin e saj më të ri “Orchide”.

Krahas albumit, ajo ka sjell edhe klipin e saj më të ri “Mo jo”, në të cilin u shfaq mjaft e veçantë dhe me stil.

Një klip me një ngjarje interesante të zhvilluar tre minuta, nga një performancë magjike e këngëtares e deri te skenat ku ajo shfaqet intime në guaskën e saj, duket t’i jetë besuar një regjisori të ri shumë të talentuar.

Foto: Kida/YouTube

Bëhet fjalë për të riun nga Peja, Fati Gjakova, i cili ka startuar me realizimin e klipeve të estradës dhe “Mo jo” nga Kida, është një nga projektet e tij më të suksesshme deri më tani.

Fati deri më tash ka qenë pjesë e kompanisë së njohur “Republika”, e cila udhëhiqet nga babai i këngëtares shqiptare me famë botërore Dua Lipa, Dukagjini.

Foto: Fat Gjakova/Instagram

Ai njëherësh edhe kushëriri i parë i artistes shqiptare që ka kapur majat e suksesit botëror.

Krahas këngës “Mo jo”, Kida në albumin e saj të parë ka të involvuar edhe gjithsej 11 këngë të tjera.

Fati gjithashtu ka realizuar edhe klipin promovues të Majlinda Kelmendit dhe Akil Gjakovës, duke trajtuar historinë e tyre të suksesit në xhudo. /Telegrafi/

Exit mobile version