Këngëtarja Enca Haxhia ka qenë shumë e përfolur javëve të fundit në media, veçmas pas publikimit të klipit “Dua”.
Kënga e shndërruar në hit për vetëm pak javë, arriti të marrë miliona klikime në kanalin YouTube, kjo për shkak të skenave eksplicite që përmbante klipi.
Në video, këngëtarja shfaqej shumë e ekspozuar, teksa shkëmbente puthje e ledhatime me modelin portugez, Pierluigi Fracassi.
Ky klip aktualisht numëron mbi 8.6 milionë klikime, gjersa pjesa më e madhe e atyre që e kanë parë janë femra.
Këtë e vërteton vet këngëtarja përmes një postimi të bërë në InstaStory, ku publikon statistikat nga YouTube, të cilat tregojnë se 51 për qind e personave që kanë parë klipin janë femra, gjersa 49 për qind meshkuj.
“Duket se femrat e kanë shijuar klipin “Dua” më shumë se sa meshkujt”, ka shkruar Enca në mbishkrimin e fotografisë.
Është dukur pak e çuditshme për këngëtaren që një klip me skena ‘të nxehta’ të jetë parë në masë më të madhe nga femrat, pasi nga skenat e ofruara, klipi “Dua” dukej se do të tërhiqte më shumë vëmendjen e meshkujve. /Telegrafi/