Site icon Telegrafi

Vdes një person në Klinikën Infektive, dyshohet se ishte prekur nga coronavirusi

Klinika Infektive ka njoftuar se ka ndërruar jetë një pacient, i cili dyshohet se ishte prekur nga virusi COVID-19.

Klinika Infektive bën të ditur se pacienti ishte pranuar në këtë klinikë ditën e hënë, transmeton Telegrafi.

“Sot, në orët e mëngjesit ka ndërruar jetë pacienti Sh.K. (1954) nga komuna e Prizrenit i pranuar me 22.06.2020, si rast i dyshuar për infeksion me Covid-19, për të cilin pritet konfirmimi i rezultateve nga laboratori mikrobiologjik”, thuhet në njoftim.

Po ashtu, Klinika Infektive njofton se sot me 23.06.2020, janë të hospitalizuar 104 raste, të sëmurë me COVID- 19 janë gjithsej 101 raste.

“Prej tyre, 51 raste janë duke u trajtuar me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive, 6 raste janë duke u trajtuar ne repartin e Mjekimit Intensiv, 5 prej tyre janë në gjendje kritike”.

Ndërkaq, sot nga klinika lirohen 2 pacientë të shëruar nga infeksioni COVID-19, si dhe lirohet 1 pacient pozitiv në gjendje stabile për vetizolim në shtëpi./Telegrafi/

Exit mobile version