Rrudhat siç tanimë dihet janë një prej shenjave më të dukshme të plakjes së lëkurës dhe një problem mjaft prezent me kalimin e viteve.
Deri këtu mund të vijë si pasojë e mungesës së kolagjenit, duke shkaktuar tendosje e ndryshime në disa sipërfaqe të lëkurës, posaqërisht në fytyrë – ndërkohë që shfaqja e rrudhave lidhet ngushtë me faktorët gjenetikë e po ashtu edhe me ca faktorë të tjerë me të cilët përballemi çdo ditë.
Por, për gjithë këtë ka një zgjidhje dhe këtë më së miri e demonstron farmacisti e njëherësh magjistri për Kozmetologji, Krenar Dobroshi.
Ky i fundit në intervistën e radhës për portalin Telegrafi flet për trajtimin e rrudhave me laserin e popullarizuar, ‘Clear Lift’.
Duke qenë se ky është njëri prej laserëve më të mirë e me çmime të shumta ndërkombëtare, Dobroshi thekson se nuk ka asnjë efekt anësor dhe se punon në formë të fraksionuar.
“Është një prej laserëve që ka fituar disa çmime në botë si laseri më i mirë, më efektiv, pa efekte anësore ndaj rrudhave. Laser jo invasiv dhe punon në formë të fraksionuar, e shpërndan energjinë shumë në thellësi të lëkurës dhe në video keni një demonstrim për të parë se sa shumë vepron në thellësi të lëkurës, deri në shtresën e dytë që quhet derma dhe si e lë atë pa asnjë efekt anësor”, ka thënë Krenar Dobroshi për Telegrafin.
Në vazhdim, ai ndan trajtimin në tri pjesë, ku nis me pjesën e poshtme të fytyrës, më pas me konturën rreth syve dhe përfundon trajtimin me zonën e ballit.
Demonstrimi po ashtu fillon me tipin zero që vepron në sipërfaqe të lëkurës, e pastaj vazhdon me kokat që janë të posaçme për këtë trajtim.
Dobroshi tutje tregon edhe për ndikimin e moshës, ku shton se varësisht nga vitet vërehet dukshëm edhe rezultati final apo shpejtësia e trajtimit.
“Sa i përket rezultateve menjëherë e vërejmë një shkëlqim një ndriçim të lëkurës, megjithatë efektin përfundimtar do e vërejmë pas katër jave. Sipas literaturës, thotë që në qoftëse personi është nën moshën 40 vjeç lëkurës i duhet tre muaj që të stimulojë prodhimin e kolagjenit dhe nëse është mbi 40 vjeç atëhere nevojiten rreth gjashtë muaj. Për tre katër muaj arrihet stimulimi i kolagjenit dhe me një fjalë tani bëhet seanca por pas tre-katër muajsh arrihet rezultati final në lëkurë”, shton ai.
Për të gjithë ata që nuk e dinë, farmacisti i njohur gjithashtu zbërthen dhe flet më në detaje për kolagjenin dhe ndikimin që ka në organizëm, por në këtë rast në lëkurë.
“Kolagjeni është një makro molekulë, një proteinë shumë e rëndësishme dhe nëse bëhet një krahasim kolagjeni është sikur shtyllat e një ndërtese, me kohë e shohim që shtyllat fillojnë të dobësohen dhe po që se vjen deri tek dëmtimi i shtyllave do të kolapsojë e gjithë ndërtesa, kjo ndodh njëjtë edhe me lëkurën. Kolagjeni stimulohet në forma të ndryshme dhe një e kam treguar përmes këtij laseri, shtyllat e ndërtesës të mbahen sa më të fuqishme”, vazhdon tutje Dobroshi.
Dhe në fund, i njëjti tregon rezultatet që arrihen me një seancë, por edhe shkëlqimin dhe rrezatimin që merr lëkura për vetëm një trajtim. /Telegrafi/