Në muajin që njihet edhe si muaji i ndërgjegjësimit për gratë të bëjnë kontrolle të gjirit për ta parandaluar kancerin e gjirit, Klinika e Kirurgjisë Plastike ka hapur dyert për të gjitha gratë të cilat kanë kaluar këtë sëmundje dhe duan të bëjnë rindërtimin e gjirit të tyre.
E në kuadër të kësaj këto shërbime për këto gra do të ofrohen falas në koordinim me kirurgë plastik të specializuar në këtë fushë.
Ushtruesja e detyrës së drejtoreshës së Klinikës së Kirurgjisë Plastike, Violeta Zatriqi ka thënë për Kosovapress, se përkundër që këto intervenime kirurgjike kryhen në këtë klinik për më shumë se 10 vite, në mungesë të informacionit këto shërbime nuk janë kërkuar shumë nga gratë në Kosovë.
Zatriqi ka thënë se këtë fushatë e kanë nisur me qëllim që t’u dalin në ndihmë të gjitha vajzave dhe nënave që janë atakuar me kancer të gjirit.
“Ftesa jonë ka qenë sensibilizimi i grave në gjithë Kosovën për mundësinë e rekonstruimit apo rindërtimit të gjirit pas karcenomës së gjirit. Është procedura kirurgjikale konstruktive për të cilat janë të thirrur t’i kryejnë kirurgët plastik. Qëllimi i krejt këtij njoftimi është sensibilizimi dhe informimi i grave për arsyes e ne mendojmë që gratë kosovare të gjitha gratë, nënat, motrat të cilat janë të atakuara nga kanceri e gjirit nuk e kanë këtë informacion dhe janë të detyruara të bredhin rrugëve të spitaleve rajonale apo private për të realizuar një procedurë të tillë..01’49Kirurgët plastik kanë mundësi që të bëjnë rindërtimin apo rikrijimin e gjirit tek të gjitha këto gra që kalojnë këtë sëmundje mjaftë të rëndë “, ka theksuar ajo./Telegrafi/