Telegrafi

Zhduket një person në Klinë

Policia e Kosovës ka njoftuar se është zhdukur një djalë në fshatin Dush të Klinës.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, djali që është zhdukur është me të meta mentale, transmeton Telegrafi.

“Me 07.07.2020 ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se djali i tij me të meta mentale është larguar nga shtëpia dhe ende nuk është kthyer”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Policia njofton se rasti është duke u hetuar./Telegrafi/