Telegrafi

Klinaku: Reagim histerik i Majkos – lufta për pushtet nuk duhet t’i marros njerëzit

Sekretari i Lëvizjes për Bashkim, Avni Klinaku, i ka reaguar ministrit për Diasporën në Shqipëri, Pandeli Majko, i cili tha se Kurti duhet të mendojë për drejtimin e Kosovës, e jo për bashkim kombëtar.

Në një shkrim në Facebook, ka thënë se deklarata e Majkos është luftë për pushtet.

Sipas tij, fitorja e Kurtit e ka dridhur Tiranën.

Lexo po ashtu Bashkimi kombëtar, Pandeli Majko: Kjo histori duhet mbyllur, Kurti të mendojë për drejtimin e Kosovës

“Fitorja e thellë e Albin Kurtit siç duket e paska dridhë edhe Tiranën! Nuk ka se si të shpjegohet ndryshe reagimi histerik i Pandeli Majkos kundër bashkimit kombëtar”.

“Lufta për pushtet nuk duhet t’i marros njerëzit deri në atë shkallë sa të dalin kundër interesave të kombit të vet”, ka shkruar Klinaku.

Ndërkaq sh-kryeministri Majko theksoi gjithashtu se diskutime të tilla, krijojnë probleme me aktet ndërkombëtare që garantojnë stabilitetin e Kosovës dhe e cilësoi idenë e bashkimit kombëtar një ide që ka ekzistuar në shekullin e kaluar, njofton Telegrafi.