Përderisa Gjykata Speciale ka marrë vendim për lirimin e parakohshëm të ish kryetari të OVL e UÇK-së, Hysni Gucati, Nasim Haradinajn vazhdon ta vuajë dënimin.
Por, ushtruesi i detyrës së kryetarit të OVL të UÇK-së, Faton Klinaku bën të ditur për Telegrafin se ndaj Haradinajt pritet të merret një vendim pas dy ose tre muajve.
“ Pas dy a tri muajve pritet të merret një vendim edhe për Nasim Haradinaj”, ka thënë shkurt Klinaku.
Ndërkaq, Gjykata Speciale tashmë ka marrë vendim për lirimin e parakohshëm të ish-kryetarit të OVL-UÇK-së, Hysni Gucati nga burgu i Hagë.
Ndryshe, ish-drejtuesit e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së ndodhen në paraburgim në Hagë prej shtatorit të vitit 2020.
Më 18 maj të vitit 2022 ata u shpallën fajtor për pengim të administrimit të drejtësisë dhe u dënuan me nga katër vjet e gjysmë burgim, duke llogaritur kohën e kaluar në paraburgim.
Ndërsa në muajin shkurt të këtij viti Gjykata e Apelit në Dhomat e Specializuara të Kosovës vendosi të ulë dënimet vetëm për tre muaj. /Telegrafi/