Ushtruesi i detyrës së OVL UÇK-së, Faton Klinaku, ka thënë se kohëve të fundit është shpeshtuar ardhja e ftesave nga Gjykata Speciale.
Në llogarinë e tij në Facebook, ka shkruar se qëndrimi i OVL e UÇK-së ka qenë dhe është se nga një gjykatë politike mund të ftohet secili pjesëtar i UÇK-së.
“Lufta për liri është e drejtë e çdo populli të robëruar dhe nuk ka gjyq që e dënon. Para bankës së akuzës duhet të gjendet pushtuesi serb e jo lufta jonë çlirimtare”, ka shkruar Klinaku.