Telegrafi

Klinaku: Gjashtë muaj pas bastisjes në OVL të UÇK-së, Hetuesit e Speciales nesër do t’i kthejnë pajisjet që i konfiskuan

Zyra e Prokurorit të Specializuar, nesër do të kthejë materialin e konfiskuar gjatë bastisjes në selinë qendrore të OVL- UÇK.

Këtë lajm e ka bërë të ditur ushtruesi i detyrës së kryetarit të OVL UÇK, Faton Klinaku, i cili ka treguar se nesër në ora 10:00, avokati i angazhuar në këtë çështje do të shkojë të marrë pajisjet e konfiskuara gjashtë muaj më parë.

“Zyrtarët e Prokurorisë Speciale në Hagë, 6 muaj pas bastisjes në selinë qendrore të OVL UÇK-së në Prishtinë, më kanë njoftuar se nesër 24.03.2021 në ora 10:00, do t’i kthejnë pajisjet të cilat i kanë marrë me 25.09.2020, në të njëjtën ditë kur i arrestuan padrejtësisht kryetarin Hysni Gucati dhe nënkryetarin Nasim Haradinaj”, shkruan Klinaku.

Ky është njoftimi i tij i plotë:

Zyrtarët e Prokurorisë Speciale në Hagë, 6 muaj pas bastisjes në selinë qendrore të OVL UÇK-së në Prishtinë, më kanë njoftuar se nesër 24.03.2021 në ora 10:00, do t’i kthejnë pajisjet të cilat i kanë marrë me 25.09.2020, në të njëjtën ditë kur i arrestuan padrejtësisht kryetarin Hysni Gucati dhe nënkryetarin Nasim Haradinaj.

Ne kemi autorizuar avokatin e OVL të UÇK-së z.Tomë Gashi, i cili nesër, në kohën e lartshënuar, do të shkoi në zyret e Prokurorisë Speciale të Hagës, që janë në kompleksin e EULEX-it në Fushë Kosovë, që t’i marrë pajisjet tona.

Prokuroria Speciale në Hagë, duhet të jap sqarime se çfarë ka gjetur në pajisjet tona…/Telegrafi/