Kryetari i Klinës Sokol Bashota nënshkruan marrëveshje mirëkuptimi me Ministrin Zharku për bashkëfinancim në dy projekte rrugore në vlerë mbi 1 milion euro
Kryetari i Komunës së Klinës, Sokol Bashota ka nënshkruar, sot, memorandum mirëkuptimi me Ministrin e Ministrisë së Infrastrukturës Lutfi Zharku për financimin e projekteve infrastrukturore në Komunën e Klinës.
Sipas një komunikate nga kjo komunë bëhet fjalë për asfaltimin e rrugës Qypevë-Ujmirë të Klinës që nisë nga aksi rrugor Klinë- Skenderaj dhe që kushton 750 mijë euro dhe asfaltimi i rrugëve në fshatin Jashanicë të Klinës, projekt ky i cili ka koston financiare 400 mijë euro.
Kostoja financiare e dy projekteve është 1 milion e 150 mijë euro. /Telegrafi/