Site icon Telegrafi

Klimkin: “Sardiç” ka të drejtë t’u drejtohet gjykatave

Maqedonia dhe Ukraina kanë marrëveshje dypalëshe për mbrojtjen e investitorëve dhe në pajtim me këtë investitori “Sardiç” ka të drejtë t’u drejtohet gjykatave.

Ne si shtet e respektojmë vendimin e gjykatës. Kjo nuk është një pyetje politike, kjo është lidhja me investitorët, tha ministri për Punë të Jashtme të Ukrainës, Pavlo Klimkin, i cili po qëndron për vizitë zyrtare në Maqedoni, duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve.

Siç është e njohur, Qeveria mori vendim të njëanshëm për prishjen e kontratës me kompaninë “Sardiç” me arsyen se nuk i plotëson kushtet për vazhdimin e koncesionit të minierës “Kazandoll”. /Telegrafi/

Exit mobile version