Site icon Telegrafi

“Klimë stabile për biznes dhe investime, që do ta garantojë sigurinë dhe stabilitetin e investimeve të huaja”

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, Zoran Zaev sot e priti Srini Gopalan, anëtar i Këshillit drejtues të Deutsche Telekom për Evropë dhe drejtori kryesor ekzekutiv i Telekomit të Maqedonisë, Andreas Elsner.

Nga pres shërbimi qeveritar kumtuan se në mbledhje kanë marrë pjesë edhe sekretari i përgjithshëm i Qeverisë, Dragi Rashkovski dhe përfaqësuesi qeveritar në Kuvendin e aksionarëve të Telekomit të Maqedonisë – SHA Shkup dhe Goran Trajanovski, anëtar i Bordit të drejtorëve dhe kandidat i Qeverisë së RM-së për drejtor kryesor operativ të Shoqatës.

Kryeministri Zaev informoi se Qeveria e Republikës së Maqedonisë në mënyrë intensive punon në vendosjen e klimës  stabile për biznes dhe investime, e cila do ta garantojë sigurinë dhe stabilitetin e investimeve të huaja.

“Vendit tonë i nevojitet rritje e bruto prodhimit të brendshëm më i madh se pesë për qind dhe këtë mund ta arrijmë vetëm me inkurajim të kompanive që të investojnë dhe të hapin vendet të reja të punës, që të përmirësohet jeta e qytetarëve në çdo segment”, tha kryeministri Zaev, duke vlerësuar se Deutsche Telekom është investues shumë i rëndësishëm në Republikën e Maqedonisë, me të cilin duhet sinqerisht të bashkëpunohet dhe të ndërtohet raport profesional.

Në takimin, përfaqësuesit e dy palëve theksuan se bashkëpunimi në sferën e telekomunikacioneve në të ardhmen do të intensifikohet dhe se në vend po ndjehen kushte dhe biznes klimë e përmirësuar si parakusht i rëndësishëm për lloj të tillë të bashkëpunimit./Telegrafi/

Exit mobile version