Gjatë vizitës së tij në Veles, sot kryeministri Zoran Zaev përmendi masat ekonomike që janë rezlizuar gjatë tremujorit të parë të qeverisjes së tyre siç është sjellja e tarifës së lirë ditore të energjisë elektrike dhe ata që janë në vijim , ligjet e dorëzuara në Kuvend, ligji për pagën minimale dhe ligji për punëtorët e falimentuar, duke u munduar që resurset shtetërore të orientohen kah qytetarët dhe të ketë ulje të shpenzimeve për jetesë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Maqedonia ka hapur shtigje të reja drejt BE dhe NATO dhe kjo gjë vërehet nga të gjithë qytetarët e vendit, por kjo nuk do të ndjehet menjëherë. Prandaj përqëndrimi i Qeverisë do të jetë në perspektivat ekonomike dhe unë pres përkrahjen tuaj për t’i arritur këto qëllime”, tha Zaev.
Zaev vazhdoi duke thënë se klima e re politike në vend e kthen shpresën te qytetarët për mundësi më të mira ekonomike, ku qytetari do të ketë më shumë para në buxhetin familjar dhe si konsumator të harxhojë më shumë treg dhe kjo të ngrisë qarkullimin dhe aktivizimin e të gjitha shtresave të qytetarëve në vend./Telegrafi/