Telegrafi

Klientët mbetën të habitur pasi dy burra të hipur mbi kuaj u futën në një dyqan në Uells

Klientët mbetën të habitur pasi dy burra të hipur mbi kuaj u futën në një dyqan lokal në Uells.

Të pranishmit në dyqanin në Porthcawl, mbetën të habitur shumë javën e kaluar kur dy burra të veshur me kapele kaubojsh hynë, teksa gjendeshin mbi kurrizin e kuajve të mëdhenj.

Dy kalorësit hynë rreth orës 21:30 të së shtunës, por më vonë iu refuzua shërbimi dhe u tha të largoheshin.

Takimi i çuditshëm u bë viral pasi një dëshmitar ndau një video të dy burrave që lëviznin me kalë. /Telegrafi/