Telegrafi

Klientët ikin të frikësuar nga një lokal brazilian pasi e ngatërrojnë me grabitës një grup të CrossFit

Momenti kur një grup klientësh në panik ikin nga një lokal në veri të Brazilit është kapur nga kamerat e sigurisë, por jo gjithçka është ashtu siç duket.

Klientët e lokalit Carvejaria Alphaiate ishin duke shijuar ushqimet e tyre gjatë mbrëmjes së të shtunës, kur ata u frikësuan dhe u detyruan që të ikin nga tavolinat e tyre nga një grup njerëzish që po vraponin në drejtim të tyre.

Pamjet nga kamerat e sigurisë fillimisht u postuan në WhatsApp, dhe pastaj në Twitter, dhe menjëherë u bënë virale, teksa videoja origjinale u shikua nga mbi 3.3 milionë njerëz, raporton NY Post, transmeton Telegrafi.

Në video, mund të shihet fillimisht duke vrapuar përgjatë shtegut të këmbësorëve pas ulseve në pjesën e jashtme të restaurantit, e ndjekur nga një burrë me një qen që nxiti një grua tjetër të ngrihej nga tavolina e saj dhe t’u kërkonte atyre që ishin ulur me të të ngriheshin dhe të largoheshin gjithashtu.

Posa gruaja dhe miqtë e saj ikën nga tavolina, pjesa tjetër e klientëve të lokalit e ndoqën të frikësuar, duke marrë edhe të tjerët me ta, dhe brenda disa sekondave restauranti ishte pothuasje i zbrasur.

Por që pastaj u zbulua se grupi që iu afrua restorantit dhe i trembi klientët se ishte një grup i ushtrimeve CrossFit, e jo hajdutë që tentonin të grabisnin klientët dhe lokalin. /Telegrafi/