Telegrafi

Klepto dhe Nushi publikojnë klipin e ri “Prishtinalit”

Foto: YouTube

Reperët Nushi dhe Klepto kanë publikuar së fundmi bashkëpunimin e tyre më të ri.

“Prishtinalit” titullohet kënga e tyre e re, e cila është punuar nga TorchMusic .

Për tekstin janë kujdesur vet reperët, të cilët kanë shkruar vet secili pjesën e tij.

Foto: YouTube

Kënga i dedikohet prishtinasve, dhe si rrjedhojë edhe klipi i saj, është realizuar i tëri në Prishtinë.

Një pjesë e tij madje është xhiruar edhe në stadiumin e rinovuar, “Fadil Vokrri”, në Prishtinë.

Stadiumi “Fadil Vokrri”, pjesë e klipit “Prishtinalit” (Foto: YouTube)

Nushi dhe Klepto janë dy emra mjaft të pëlqyer të labelit TBA.

Ata janë mjaft aktiv si me koncerte, ashtu edhe në aspektin e prurjeve të reja muzikore. /Telegrafi/