Telegrafi

Kleofina vjen me sesion sensual para paraqitjes në Miss Franca (Foto)

Modelja e njohur shqiptare, Kleofina Pnishi, do të përfaqësojë krahninën e Provences (nga Jugu i Francës me 5 milionë banorë) në ngjarjen më të madhe franceze të bukurisë, Miss Franca 2018.

Ngjarja që do të mbahet në fund të nëntorit e sheh Kleofinën mjaft të përgatitur.

Ajo vazhdimisht shihet në rrjetet sociale teksa qëndron në palestër dhe duke u përgatitur për ngjarjen e madhe.

Lexo po ashtu Gjithçka rreth Kleofinës (Foto/Video)

Së fundmi ajo realizoi edhe një sesnsion fotografik shumë sensual, ku ka bashkëpunuar me Kasaiah, një nga fotografët e njohur francezë.

Ndryshe, Kleofina konsiderohet një prej favoriteve për të fituar gjithë evenimentin, Miss Franca 2018.

Ajo në një intervistë kohë më parë për Telegrafin tha se sukseset ja dedikon vendit të saj, Kosovës, që e viziton shpesh.

Bukuroshja nga Gjakova ndryshe ka marrë pjesë edhe në disa projekte filmike në Francë. /Telegrafi/