Telegrafi

Kleodianës i pëlqen Liridoni, Sidrita i thotë Armelës: Benardi u interesua për ty

Liridoni ka lënë një impakt pozitiv tek të dy vajzat e reja, si tek Dona por edhe tek Kleodiana, por kjo e fundit duket se e pëlqen më tepër.

“Liridonin mund ta kem shumë shokë jashtë se duket që është çun shumë i mire”, u shpreh Dona.

Ndërsa Kleodiana, e cila ka zhvilluar edhe një seancë masazhi me Liridonin, shkon më tej kur shprehet se “Më ka lënë një shije shumë të mirë. Unë e kam një pëlqim dhe ai është aq i pjekur sa ta shprehë”.

Benardi është një prej djemve që të tre vajzat brune, Armela-Xheni-Sidrita kanë shprehur simpati.

Por ndërsa dukej se kishte diçka më tepër mes Xhenit dhe Benardit, ky i fundit ka shprehur së fundmi edhe një interesim për Armelën.

Ndërsa tre vajzat janë shtrirë në krevatët e bashkuar dhe Xheni është në gjumë, Sidrita i tregon Armelës se Benardi u interesua për të

Sidrita: E di ç’më tha Benardi atë natë pas debatit? Më tha që është e vështirë me u lidh me këtë
Armela: Për mua?
Sidrita: Po për ty e kishte pas, por në fakt nuk e pyeta fare se erdhi Xheni.
Armela: Pyete me letër pyete, ose lëre se do e pyes nesër vetë.
Sidrita: E kishte me ty.
Armela: Kot nuk i them kësaj (për Xhenin) kujdes se ke për ta humb. Se ai e ka me mua se është kap prej kohësh.