Telegrafi

Klauzola shumë e ulët e Ajaxit për yllin e saj Hakim Ziyech, shumë klube do ta paguanin me dëshirë

Shumë lojtarë të Ajaxit janë më të kërkuarit për këtë verë dhe çmimi i tyre është rritur shumë, por për anësorin Hakim Ziyech, klubet mund të paguajnë më pak se sa mendojnë. 

Pas asistimi të tij tek goli i Donny van de Beek ndaj Tottenhamit, që ishte goli i 161 i Ajaxit këtë sezon, për Ziyech ishte asistimi i 21-të.

Ai ka shënuar 20 gola këtë edicion. Sulmuesi 26-vjeçar ka treguar formë të jashtëzakonshme.

Ai ka një klauzolë lirimi prej 25 milionë funte (29 milionë euro), një klauzolë shumë e ulët për një lojtarë si ai.

Ziyech ka marr pjesë në 100 gola (49 gola, 51 asistime) në 130 paraqitje për Ajaxin që kur u bashkua në sezonin 2016/17. /Telegrafi/