Telegrafi

Klauzola që Barcelona ia ka caktuar Dembeles, është shumë më e vogël se sa shuma që i paguan Dortmundit

Barcelona ka zbuluar klauzolën e re të lirimit të Ousmane Dembeles pas rinovimit të kontratës së tij dyvjeçare të enjten – por është më pak se sa pagoi te Borussia Dortmund për të.

Francezi dukej se do të largohej nga “Camp Nou” këtë verë me një numër klubesh të interesuara që po ndjekin situatën e kontratës së tij.

Dembele ishte shumë i lidhur me një transferim të lirë te Chelsea, gjë që do ta kishte parë atë të ribashkohej me Thomas Tuchel, i cili e kishte nën urdhra te klubi gjerman.

Lexo po ashtu Ekipi i Barcelonës duket i frikshëm: Si mund të luajnë katalunasit me Lewandowskin, Raphinhan dhe transferimet e tjera

Megjithatë, anësori bëri një kthesë dhe nënshkroi kushte të reja të enjten, duke pranuar një ulje pagash prej 40 për qind.

Është zbuluar gjithashtu nga drejtori sportiv i Barçës, Mateu Alemany, se Dembele do të ketë një klauzolë lirimi prej 100 milionë euro.

Klauzola e re e lirimit të Dembeles është 50 milionë euro më pak se ajo që Barça i pagoi Dortmundit në vitin 2017. /Telegrafi/