Mediat italiane raportojnë se blloku i pengesës së Interit në bisedimet e kontratës me Mauro Icardin është klauzola e lirimit në kontratën e tij, pasi klubi dëshiron ta largojë atë.
Këtë javë, gruaja dhe agjentja e sulmuesit argjentinas, Wanda, shkaktoi alarm me deklaratat e saj.
Ajo pretendoi se Nerazzurrët nuk kanë ofruar asnjë marrëveshje të re dhe drejtuesit ishin përpjekur të shisnin kapitenin e tyre te Juventusi.
Ndërsa, mediat italiane besojnë se drejtuesit e Interit kanë ofruar një marrëveshje, por ka qartë disa pengesa që duhen kapërcyer.
Sipas edicionit të mëngjesit në Corriere dello Sport, pika e grindjes mes palëve është klauzola e lirimit prej 110 milionë euro në kontratën e Icardi.
Kjo aktualisht lejon që argjentinasi të largohet në dy javët e para të korrikut, dhe gazeta beson se Interi dëshiron ta largojë krejtësisht atë klauzolë.
Ndërkohë, Wanda Icardi do të preferonte të rris klauzolën, por nuk do ta hiqte plotësisht atë.
Javëve në vazhdim pritet të ketë të reja sa i përket kontratës së re të Icardit, pasi ylli argjentinas mendohet se është i lumtur me fanellën e Interit. /Telegrafi/