Site icon Telegrafi

Klauzola kundër lëndimeve te Barcelona: Lojtarët që mungojnë nuk do të marrin pagesat e bonuseve

Një nga problemet që ka hasur Barcelona në sezonet e fundit është pagesa e bonuseve për lojtarët që nuk kanë mundur të luajnë shumë ndeshje në një sezon.

Të gjithë futbollistët kanë shpërblime – qoftë për trofe të fituar trofe apo për gola të shënuar – që paguhen vetëm nëse luajnë 50 për qind të ndeshjeve. Megjithatë, nëse lojtari është i lënduar, ajo ndeshje nuk llogaritet – nëse kuptohet që nuk është një vendim teknik.

Kontrata e Dembeles

Ka pasur disa raste në vitet e fundit kur një lojtari që ka kaluar një pjesë të madhe të sezonit i dëmtuar i janë paguar të gjitha shpërblimet, sepse në periudhën në të cilën ai ishte pa lëndime ai mundi të startonte pesë nga nëntë ndeshje.

Kjo është diçka që departamenti teknik dëshiron ta shmangë në të ardhmen. Një nga lojtarët e përfshirë tashmë në politikën e re është Ousmane Dembele. Francezi do të paguhet vetëm nëse luan përqindjen e parashikuar të ndeshjeve zyrtare të Barcelonës në një sezon, pavarësisht nëse është i dëmtuar apo jo.

Ka ndodhur në të kaluarën që sulmuesit francez i janë paguar bonuse me vlerë më shumë se 2 milionë euro kur ai nuk ka luajtur as 50 për qind të ndeshjeve, në fakt, në asnjë nga katër vitet e para në të cilat ai ka mbledhur bonuse, nuk ka luajtur më shumë se gjysmën e ndeshjeve të luajtura.

Por ai nuk është i vetmi. E njëjta gjë ka ndodhur edhe me Samuel Umtitin. Është një lojtar i dëmtuar prej kohësh dhe ka marrë shpërblimet e skuadrës pa qenë pothuajse prezent në asnjë ndeshje. Rastet e dy lojtarëve francezë janë shembujt më të dukshëm të parave të shpërdoruara në vitet e fundit.

Tani e tutje Barcelona do ta numërojë ndeshjen e lënduar sikur të ishte normale. Së pari sepse klubi e kupton që është e drejtë që të jetë kështu dhe gjithashtu që lojtarët të ndërgjegjësohen se duhet të kujdesen për veten që të mos lëndohen./Telegrafi/

Exit mobile version