Site icon Telegrafi

Klauzola e madhe në kontratën e Mikayil Faye me Barcelonën

(Foto: Getty Images)

Mbrojtësi senegalez, Mikayil Faye, e ka kompletuar transferimin te Barcelona.

Futbollisti 18 vjeçar është transferuar nga klubi kroat, NK Kustosija dhe konsiderohet nga futbollistët premtues të të ardhmes.

Eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano, bën të ditur se marrëveshja mes palëve është nënshkruar gjatë ditës së sotme (e mërkurë).

Lexo po ashtu Nënshkruhet marrëveshja, Mikayil Faye pranë zyrtarizimit te Barcelona

Sipas tij, Barcelona e ka përfshirë klauzolën prej 400 milionë eurosh për prishjen e kontratës së tij.

Faye do të nisë përgatitjet parasezonale me ekipin e parë të Blaugranëve, meqenëse Xavi dëshiron ta monitorojë nga afër. /Telegrafi/

Exit mobile version